16:03 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Filtri i ri i ‘ndërrimit të gjinive’ rrit numrin e përdoruesve në Snapchat për shtatë milionë

Snapchat së fundmi i ka shtuar aplikacionit të saj edhe filtra të ri që njerëzit po i pëlqejnë shumë.

Njëri nga filtra është ai i ndërrimit të gjinive që po i sjellë fitime të mëdha rrjetit social, transmeton Indeksonline.

Sipas statistikave të fundit vetë vetëm për shkak të këtij filtrit, Snapchat ka fituar shtatë milionë përdorues të rinj.

Ky lloj filtri po përdoret edhe për qëllime jo të mira. Disa njerëz po krijojnë profile të femrave në aplikacionin për takime ‘Tinder’./Indeksonline/