12:39 / E Premte, 24 Mars 2023 / L K

Finale e “zjarrtë” në Tbilisi, Nora Gjakova përballë xhudistes serbe Perisic

Nora Gjakova ka siguruar finalen e madhe në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj asaj kanadeze, Jessica Klait.

Do të jetë një përballjet e “zjarrtë” në finalen e madhe, atje ku Gjakova do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

Xhudistja jonë e ka mposhtur më herët atë nga Serbia dhe e njeh mirë atë.