22:56 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Finalisti i Kupës së Italisë vendoset në “San Siro”, Lazio e Milan ndahen në paqe

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë në mes të Lazios dhe Milanit ka përfunduar në barazim pa gola.

Ndeshja ishte e qetë me shumë pak raste shënimi, me Lazion që ishte më kërkuese në repartin e sulmit.

Finalisti do të caktohet me 24 prill në San Siro.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale në mes të Atalantës dhe Fiorentinës zhvillohet nesër. /IndeksOnline/