19:14 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Finalja e Copa Libertadores do të ndryshoj kontinent, ja ku pritet të luhet

Finalja e dytë e Copa Libertadores në mes të River Plate dhe Boca Juniors mund të luhet në Abu Dhabi.

Neni 18 i CONMEBOL parasheh që në raste të tilla ndeshja të zhvendoset në një stadium neutral për t’iu shmangur përplasjeve të tilla.

Dhe ESPN beson se alternativa e parë për këtë ndeshje është shteti aziatik, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-2 ndërsa ajo kthyese është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të incidenteve në ditën e djeshme. /IndeksOnline/