19:37 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar xhudistet kosovare për pjesëmarrjen në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ato gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre.

I pari i shtetit ka shtuar se Majlinda, Nora dhe Distria shkëlqyen duke i siguruar Kosovës sërish medalje dhe tituj ndërkombëtarë.

Më poshtë gjejeni të plotë statusin e Presidentit, Hashim Thaçi:

Xhudistet tona, në çdo garë ndërkombëtare, gjithmonë po dominojnë me talentin, përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre. Edhe në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Majlinda, Nora dhe Distria shkëlqyen duke i siguruar Kosovës sërish medalje dhe tituj ndërkombëtarë. Me fitoret e njëpasnjëshme, ato vazhdimisht po e promovojnë Kosovën në çdo cep të botës. Majlinda, Nora, Distria dhe sportistët tanë janë krenaria e Kosovës! HTH./Indeksonline/