08:40 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Finalja e Copa Libertadores mund të bëjë bashkë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldo

Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon ndoshta mund t’i shohim bashkë në
finalen e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors

Të dy janë ftuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, ku argjentinasi i Barcelonës ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa, Christiano Ronalo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, shkruan Associated Press.

Federata parashikon që të dy të ndjekin krah për krah këtë sfidë, por mendohet se Cristiano Ronaldo nuk do e pranojë këtë kërkesë.

Dy arsyet se përse ai mund të marrë këtë vendim sipas “AS” janë prezenca e Leo Messit, si dhe rikthimi në Bernabeu.