75 Mall Live Search
19:59 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Gj Sh

Finalja në Prishtinë, Spanjë – Kroaci

Spanja dhe Kroacia do të përballen në finalen e madhe të Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.

Ndeshja vendimtare zhvillohet të shtunën nga ora 18:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, shkruan IndeksOnline.

Të dyja përfaqësueset kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë fazës së grupeve. Spanja dominoi në Grupin A, duke i fituar të gjitha pesë ndeshjet dhe duke dëshmuar cilësi të lartë në organizim dhe efikasitet në sulm. Në anën tjetër, Kroacia ishte po aq bindëse në Grupin B, ku gjithashtu regjistroi vetëm fitore dhe konfirmoi statusin e njërës prej favoriteve të turneut.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë gjithë kampionatit, Spanja dhe Kroacia do të luftojnë për trofeun e edicionit të 19-të të Kampionatit Mesdhetar.

Të shtunën mbrëma, vetëm njëra prej tyre do ta ngrejë lart titullin e kampionit./IndeksOnline/