75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Fiorentina një hap larg finales në Kupën e Italisë

Fiorentina ka shënuar fitore 2-0 ndaj Cremoneses në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Djelmoshat e Vincenzo Italiano shënuan fitore të madhe në udhëtim, që do të kenë një avantazh në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet në Firence, shkruan IndeksOnline.

Arthur Cabral shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 20-të, kurse Nicolas Gonzalez vulosi fitoren nga pika e bardhë në të 75-tin minutë./IndeksOnline/