23:40 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Firefox 65 sjell opsione të domosdoshme

Mozilla sot lançoi Firefox 65 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Debutimi sjell kontrolle të thjeshtuara për bllokimin e përmbajtjes dhe gjurmimit në ueb, mbështetje për WebP, AV1 në Windows si dhe përditësime sigurie.

Firefox 65 është i disponueshëm për shkarkim nga ky moment në faqen zyrtare të Firefox dhe të gjithë përdoruesit aktivë mund të përditësojnë.

Si gjithnjë versioni Android debuton ngadalë në Google Play.

Sipas Mozilla, Firefox ka 300 milion përdorues aktivë. Me pak fjalë është një platformë madhore që zhvilluesit nuk duhet ta lënë jashtë vëmendjes.

Formati WebP i Google do të mbështetet në të gjitha platformat. WebP sjell cilësi imazhi në formatet ekzistuese.