20:01 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Firefox është shfletuesi i rekomanduar nga agjencia shtetërore Gjermane e sigurisë kibernetike

Një prej vërejtjeve të agjencisë për shfletuesit përveç atij të Firefox ishte mungesa e një mekanizmi fjalëkalimi që kontrollon dhe mbron çdo gjë në shfletues.

Firefox është i vetmi shfletues i cili mori pikët maksimale në një hulumtim të fundit të realizuar nga agjencia shtetërore Gjermane e sigurisë kibernetike.

Bundesamt für Sicherheit in der Informationstechnik – BSI, testoi Firefox 68, Google Chrome 76, Microsoft Internet Explorer 11 dhe Microsoft Edge 44. Testimet nuk përfshinë shfletuesit Safari, Brave, Opera dhe Vivaldi.

Auditi është kryer sipas rregullores së sigurisë së shfletuesve online publikuar nga vetë agjencia.

BSI përdor këtë rregullore për të këshilluar agjencitë qeveritare dhe kompanitë nga sektori privat sesa të sigurte janë shfletuesit për tu përdorur.

Një prej vërejtjeve të agjencisë për shfletuesit përveç atij të Firefox ishte mungesa e një mekanizmi fjalëkalimi që kontrollon dhe mbron çdo gjë në shfletues.

Gjithashtu Chrome, IE dhe Edge u kritikuan për mungesën e një opsioni për të bllokuar telemetrinë, përdorimin e të dhënave të shfletimit nga shfletuesit për të përmirësuar eksperiencën dhe performancë ku përfshihen edhe të dhëna personale.

Chrome, IE dhe Edge u kritikuan edhe për mungesën e një transparence organizative.