Firmino arrinë me skuadrën në ”Anfield”, a do të luajë braziliani?
Pavarsisht se nuk ka startuar me skuadrën dje pas një lëndimi në sy, duket se Roberto Firmino do të paraqitet për Liverpoolin në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim në sy gjatë një dueli me Jan Vertoghen në fitoren, 2-1 të Liverpoolit ndaj Tottenhamit në fundjavë.
Ish-anëtari i Hoffenheim është parë me pjesën tjetër të skuadrës duke arritur në ”Anfield” gjatë ditës së sotme, transmeton IndeksOnline.
Fotografi, Mark Hughes ishte në ”Anfield” dhe e pa brazilianin me bashkëlojtarët e tij duke arritur në stadium.
Futbollistët e Liverpoolit u takuan në stadium para se të shkonin në ”Melwood” për t’i bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Paris Saint-Gemrain.
Braziliani ishte në dyshim për ndeshjen e sontme, por ai duket se do të luajë sonte./IndeksOnline/