11:11 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpool huazon “dështimin” e Barcelonës

Liverpool thuhet se do të huazoj qendërmbrojtësin e Barcelonës, Yerry Mina.

23-vjecari arriti në Camp Nou nga Palmeiras verën e kaluar, por nuk ka gjetur edhe aq hapësira në skuadrën e Valverdes.

Sipas ‘El Chiringuito’ , Liverpool është skuadra favorite për huazimin e Minas, i cili kërkohet edhe nga disa klube spanjolle.

Kolumbiani ka pesë paraqitje për Barcelonën, dy në La Ligë, një në Copa del Rey dhe një në Super Kupën e Spanjës. /IndeksOnline/