Fishekzjarrët lëndojnë tetë fëmijë në Angli
Në parkun “Working” në Angli, ku po mbahej një ngjarje për fishekzjarrët, tetë fëmijë janë lënduar nga këto mjete piroteknike.
Micheal Holden, zyrtarë i parkut ka thënë se organizimi jo i miri ka sjellë këtë incident, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi të gjithë të shqetësuar dhe të mërzitur nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi këtë mbrëmje në shfaqjen e fishekzjarrëve” tha Holden.
Ende nuk dihen shkaqet e incidentit por policia po e heton rastin. Të gjithë fëmijët e lënduar ishin të moshë gjashtë deri në dhjetë vjeç. /Indeksonline/