16:51 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fisnik Ismaili e shpreh dashnin që ka për Aida Dërgutin [Foto]

Anëtari i Partisë Social Demokrate,  deputeti, Fisnik Ismaili ka dalur në mbrojtje të nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërgutit, pasi në Kuvend sot pati debate për shkarkimin e saj nga ky post.

Ismaili ka postuar një fotografi në rrjetin social në “Facebook’ ku tregon dashnin e tij që ka për kolegen në njërën rrugë të kryqytetit, transmeton Indeksonline.

“E due, bre. Pikë”, ka shkruar Ismaili.

Ndryshe, Konjufca e ka krahasuar Molliqajn me Hashim Thaçin ndërsa deputeti i PSD-së, Molliqaj i ka thënë Konjufcës që është bërë shërbëtor dhe se koha do të tregojë shumçka për partinë e tij duke ia përmendur koalicionin e djeshëm me PDK-në në kryeqytet kundër kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit./Indeksonline/