10:00 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fisnik Ismaili me mundësi kthimi në Vetëvendosje, por ka një kusht të çuditshëm!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka një ide të re për mundësinë e kthimit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Një miku i tij ka publikuar një status se nëse mund të bëhen 10 mijë shqiptarë që mund t’ia mbushin mendjen Ismailit për t’u kthyer në Vetëvendosje, ku Ismaili nuk ka hezituar ta shpërndante në profil, duke pyetur se a “do të dhezë?”.

Ai tha se nëse Nexhi i merr 10 mijë pëlqime në postimin e tij, kthehet në Lëvizje…, por me një kusht, që çdo herë që Salih Zyba e disa të tjerë bëjnë gjeste të ulëta që nuk i takojnë pushtetarëve, të reagojë publikisht, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Ismaili ishte pjesë e Vetëvendosjes, por që bashkë me një grupacion pjesëtarësh të kësaj Lëvizje, më vonë kaluan në PSD-në e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, por që në këto zgjedhje nuk patën përkrahjen e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Hajde te shohim a po dhezë. Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë. Se këtynehere në plot raste jam ba kishe s’po nij, e thojsha nashta përmirësohen.

Fol, sovran!

Fansa e hejtera, bëhuni bashkë për një Kosovë më të mirë!

SHARE SHARE SHARE (me guxu pi Zybës) ?