19:56 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

Fisniku i bie pishman, nuk përmbahet ndaj Fjollës

Që kur u lirua nga burgu, Fjolla dhe Fisniku kanë qenë temë e mediave rozë.

Ata kanë zgjuar dyshime për ndarje, pasi kanë fshirë imazhet që kanë pasur së bashku, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, me kalimin e kohës duket se gjërat mes tyre janë ‘zbutur’, e që për këtë duket se hapin e parë e ka bërë Fisniku.

Në disa imazhe bombastike që ka publikuar Fjolla, duket se Fisniku nuk është përmbajtur duke i bërë ‘like’.

Se cila është e vërteta mes raportit të tyre, a janë ndarë apo thjeshtë po bëjnë drama, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/