15:50 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fitimi i Apple goditet nga rënia e shitjeve të iPhone

Cook ka punuar shumë për ta bërë biznesin e Apple më pak të varur në iPhone drejt biznesit të shërbimeve, lajmeve dhe televizionit.

Biznesi i Apple po testohet nga dobësimi i tregut të iPhone. Në tremujorin e fundit shitjet e iPhone ranë në 33.4 miliardë dollarë ose pothuajse 10% krahasuar me një vit më parë.

Rënia ishte edhe në fitim me 3% në 3.7 miliardë dollarë. Fitimi dhe të ardhurat e kompanisë ranë për herë të parë përgjatë një viti financiar që prej 2016-ës dhe kjo për shkak të rezultateve të iPhone.

Ekzekutivi Tim Cook tha se bizneset e tjera janë të shëndetshme si ai i veshjeve elektronike, kufjeve dhe orëve të cilët u rritën me 50% ndërsa të ardhurat nga shërbime ku përfshihen Apple Pay dhe App Store u rritën me 18%.

Në total të ardhurat e kompanisë ishin 64 miliardë dollarë. Cook ka punuar shumë për ta bërë biznesin e Apple më pak të varur në iPhone drejt biznesit të shërbimeve, lajmeve dhe televizionit.

Por iPhone ende përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve të Apple. Me iPhone 11 kompania rriti pritshmëritë me pothuajse 6% mbi atë të analistëve. Apple ka pasur një performancë të kënaqshme edhe në Kinë e cila përbën 20% të biznesit të saj.