14:50 / E Hënë, 20 Maj 2024 / Gj. Sh

Fitoi titullin me Leverkusenin, bashkëlojtari i Xhakës shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

Tashmë sezoni ka përfunduar në Bundesligën gjermane me Bayer Leverkusenin që fitoi titullin e tyre të parë.

Dy ditë pas përfundimit të sezonit, mesfushori gjerman Florian Wirtzi është shpallur lojtari i sezonit në Bundesliga.

Wirtzi, është përfshirë pothuajse në të gjitha ndeshjet ku ka shënuar 11 gola dhe 12 asistime.

Leverkuseni, është skuadra e parë në Bundesliga që ka fituar titullin pa humbje, gjë që nuk ka ndodhur më parë në futbollin gjerman.

Kampioni i Gjermanisë, po ashtu është edhe në finale të “DFB Pokal” ku do përballet me skuadrën e Kaiserslauternit si dhe është në finalen e Ligës së Evropës ku do përballet me Atalantën./IndeksOnline/