21:21 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fitojnë Prishtina dhe Rahoveci

Z Mobile Prishtina e ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 91:73, duke mbetur edhe më tutje skuadër pa humbje në kampionatin vendor.

Dardan Berisha (24), Khalid Boukichou (17), Demario Mayfield (15) dhe Meriton Ismaili me 14 pikë ishin më efikasit te skuadra kryeqytetase.

Në anën tjetër, te Ponte Prizreni Christian Bradford me 24 pikë ishte më i dalluar, ndërsa pikë dyshifrore (10) pati vetëm edhe Christofer Waller.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e 12-të në po aq ndeshje, ndërsa Ponte Prizreni ka bilanc prej 5 fitoresh e 8 humbjesh.

Në ndeshjen tjetër, Rahoveci ka shënuar fitore bindëse ndaj Lipjanit me rezultat 111:70.

Arian Qallaku me 29, Federick Richardson me 21 dhe James Stanback me 20 pikë ishin më efikasit te skuadra fituese.

Ndërsa, te Lipjani Fisnik Juniku i shënoi më shumë se gjysmën e pikëve (40), derisa Fazli Vitia i shtoi 17 sosh.

Për Rahovecin kjo ishte fitorja e 9-të, ndërsa ka pësuar 4 humbje, derisa Lipjani ka bilanc prej 2 fitoresh e 12 humbjesh.