16:54 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fitore e madhe e Manchesterit, i afrohet zonës së Ligës së Kampionëve

Manchester United ka shënuar fitore në Old Traford.

Djajtë e Kuq e kanë mposhtur Watfordin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 27-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 42-të nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Martial në minutën e 58-të të ndeshjes.

Golin e sigurisë dhe të tretin për Manchesterin e realizoi Greenwood në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Manchesteri ngjitet në pozitën e pestë me  41 pikë, tri më pak se Chelsea. /IndeksOnline/