22:39 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / C E

Fitore e vështirë, Interi afrohet në ‘prag’ të kreut

Interi ka marrë tri pikë shumë të vleshme në luftën për titull.

Zikaltërit kanë fituar si mysafir të Venezias me rezultat minimal, 0-2.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Calhanoglu në minutën e 34-të.

Rezultatin e dyfishoi Martinez në minutat shtesë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Interi është në vendin e tretë me 31 pikë, një më pak se Napoli dhe Milani. /IndeksOnline/