20:45 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fitore kundër BATE-s, Chelsea siguron plasmanin në rrethin tjetër

Chelsea e ka vazhduar ecurinë e fitoreve këtë sezon edhe në Europa League.

Sonte në Bjellorusi, Chelsea ia ka dalur ta mposhtë BATE Borisovin me rezultat, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Olivier Giroud në minutën e 52-të, transmeton IndeksOnline.

Me këtë fitore, Chelsea e ka siguruar plasmanin në fazën e eliminimit direkt të Europa Leagues nga vendi i parë në grupin L me 12 pikë.

Përndryshe, Chelsea është e vetmja skuadër në Evropë këtë sezon që nuk ka pësuar humbje./IndeksOnline/

Temat: