23:29 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Fitore me gjak e Ballkanit në Shkup (VIDEO)

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj skuadrës së Shkupit në Maqedoni.

Golat për Ballkanin i kanë shënuar Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica, ndërsa për Shkupin ka shënuar Sunday Adentunji, shkruan IndeksOnline.

Futbollistët e Ballkani nuk e kishin të leht ta fitonin këtë takim, ata edhe derdhën gjakun për të arritur te fitorja.

Kjo më së miri shihet te futbollisti Edvin Kuc, i cili jep një intervist për gazetarin Arlind Sadiku.

Kuc ka deklarua se ishte një ndeshje shumë e veshtirë pasi edhe fusha nuk ishte shumë e mirë për lojë.

Ai tha se pas golit të pësuar nga korneri arriten ta rikthejn rezultatin dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Kuc thotë se kjo është vetëm 50% e punës pasi të ejten do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

Ai pret që të ejten Ballkani të këtë mbështetjen të madhe nga tifozët nga e gjithë Kosova për të festuar fitoren historike./IndeksOnline/