16:54 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Fitore minimale por e vlefshme për Milan

Pasi mposhtën rivalin lokal Inter në Kupën e Italisë, Milan ka bërë edhe një tjetër fitore.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Crotones.

Të vetmin gol në këtë takim e ka shënuar qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci.

Milan për momentin mbetet në vendin e 10-të me 28 pikë. /IndeksOnline/