01:03 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fitorja e parë e Kadri Veselit

Kadri Veseli është ngjitur sonte në skenën që e nominoi për Kryeministër, duke reflektuar më tepër dronë e përgjegjësisë, sesa entuziazmin para masës, që pas një kohe të konsideruar të gjasonte në PDK-në e energjizuar të filllimeve të saj.

Me një fjalim pa tone megalomane dhe premtime për investime milionshe, punësime dhejtra mijëra shifrore e te tjera të ngjashme për fushatat elektorale të deri sotme, që përbën një tjetër fillim për PDK-në dhe skenën tonë politike, Kadri Veseli ka rrumbullaksuar atë që mundë të konsiderohet si fitorja e tij e parë.

Standardin e ri të konkurencës në skenën politike të Kosovës.

Ajo që me të drejtë në prizmën kritike të qështjes mund të kosiderohej si pjesë e një strategjie elektorale të PDK-së, doli të jetë determinante e rendësishme, jo vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës, por për të gjithë spektrin politik në vend. Nuk ka parti serioze në Kosovë që përfshiu njerëz nën akuzë në listat e tyre. Nuk ka parti në Kosovë të mos i jetë referuar PDK-së në kauzën e saj për luftë kundër korrupsionit, edhe në kontkestin negativ kuptohet.

Pra, PDK që në fillet elektorale të 6 tetorit, po vlerësohej si parti në garë për vendin e dytë e të tretë, është rikthyer në qendër determinuese të agjendës së të gjitha partive në vend, duke u impnonuar në njërën ose formën tjetër substancën e agjendës së saj zgjedhore, që është edhe kuaze themeltare e z.Veseli, luftën kundër korrupsionit.

Kadri Veseli dhe Partia Demokratike e Kosovës sikundër të gjitha partive të tjera, ka ndërtuar narracionin elektoral që përbën ofertë konkrete për votuesin e 6 tetorit. Fillimisht duke goditur vet-veten, e që për efekte eletorale ose jo, ka lënë jasht ndikimit të partisë, dhe jasht mundësisë për pjesamrrje në garën për Kuvend të Kosovës, një pjesë të rëndësishme të emrave të saj dhe që për hirë të së vërtetës duke e njohur  ka qenë proces i vështirë dhe mbetet sfidues.

Pra kauza e PDK-së sot është lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit dhe ndalje e emigaracionit të të rinjëve, që në fakt janë branga kryesore e Kosovës. Ndërkohë që në anën tjetër PDK është shëndërruar dy dimesionalisht në kauzën kryesore të LDK-së dhe LVV-së. E para duke u imponuar në frymën kudër korrupsion të saj, dhe e dyta në premitmin kryesor për ta nxjerrë në opozitë, që në një analizë pa shumë mend mund ta cilësosh tip të veqant të paradoksit. PDK-në nuk mund ta kopjosh në mëngjes, e ta kundërshtosh në mbramje.

Fitorja e parë e Kadri Veselit konsiston në fuqinë dhe peshën e madhe politike të PDK-së. Kjo ka dëshmuar sërish, se ka potencialin e nevojshëm për të determinuar nivel të lartë të politikave në kuadër të spektrit politik dhë në nivel Republike. Ajo në fakt dëshmoi sërish së është bartëse e rëndësishme e frymës nëpër të cilën po kalon dhe ka për të kaluar Kosova, bashkë me përgjegjësinë e ngecjeve dhe problmeve, e deri tek zhvillimi dhe c’kapja e shtetit.

Thënë ndryshe, PDK e tregoi prap, që është substanca dhe fundamenti i secilit version politik që do të përmbyllë ciklin e shtet formimit dhe nisjes së një etape të re për Kosovën. Pa te, kjo thjesht nuk  mund të bëhet.

Shkroi: Sejdi Demiri