21:00 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Fitorja e Putinit, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur sot se nuk janë befasuar nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të cilat i dhanë Vladimir Putinit edhe një mandat të ri gjashtë-vjeçar.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë bënë të ditur se aktualisht nuk pritet që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ta urojë Putin për fitoren e zgjedhjeve, njoftojnë mediat amerikane.