14:09 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fituesja e “Këngës Magjike” së shpejti me një këngë të re

Fituesja e “Këngës Magjike, Anxhela Peristeri ka lajmëruar se kur do të dal kënga më e re e saj, transmeton Indeksonline.

Anxhela ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të treguar se sot në ora 17:00 do ta lansoj këngën e re.  Titulli i projektit më të ri është “Shpirti ma di”.

Kënga do të jetë në bashkëpunim me Kledi Bahiti.  “Diçka speciale po vjen për ju” kishte shkruar Anxhela në postimin e saj.

Kënga e fundit e Anxhelas “Insanely in love” në bashkëpunim me Kastriot Tushën ishte katër muaj më parë./Indeksonline/