14:03 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Herolind Shalës për shortin e Kosovës në Euro 2020

Mesfushori kosovar, Herolind Shala ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Dublin të Irlandës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj për këtë fazë, të cilët janë Anglia, Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Dhe Shala ka zbuluar se cilët do të jenë kundërshtarët më të fortë për ”Dardanët”, transmeton IndeksOnline.

“Është grup i mirë, Anglia dhe Çekia janë kundërshtarë më të vështirë. Kemi kualitet të bëjmë diçka në këtë grup”, tha shala për SuperSport.

Tutje, Shala foli edhe për shortin e Shqipërisë, për të cilët sheh gjasa të mira.

“Shqipëria? E mirë, grup jo aq i vështirë, pasi më parë ka mposhtur Turqinë dhe Islanda nuk është më sikur më parë. Vërtet Shqipëria ka mundësi shumë të mira”, theksoi Shala./IndeksOnline/