Po shkëlqen me Kosovën, në janar po e kërkojnë skuadra të njohura
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala duket se po kalon sezonin ndoshta më të mirë në karrierë. Mesfushori i skuadrës norvegjeze, Start, po kalon momente fantastike me përfaqësuesen kosovare, por edhe me skuadrën skandinave.
Kjo ka bërë që në adresë të tij tashmë të arrijnë oferta serioze.
Indeksonline mëson se Shala po kërkohet nga disa skuadra të njohura evropiane.
Skuadra nga kampionate serioze, por që nuk bëhet emri i tyre e duan 26 vjeçarin që në janar.
Në ndeshjen e fundit ndaj Tromsos, në stadium kanë qenë disa agjentë të cilët e kanë ndjekur nga afër kosovarin.
Madje në atë ndeshje Shala shënoi edhe një gol të bukur./Indeksonline/