Goli i Herolind Shalës kualifikon skuadrën e tij në gjysmëfinale
Herolind Shala ishte protagonist në ndeshjen e sotme çerekfinale të Kupës së Norvegjisë.
Mesfushori i Kosovës shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të IK start kundër Bodo/Glimt, shkruan indeksonline.
Me këtë rast ylli kosovar ka kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës.
Shala po vazhdon me lojë shumë të mira si me skuadrën ashtu edhe me Kombëtaren.
26 vjeçari luajti nga 90 minuta në dy ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe. /IndeksOnline/