23:27 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Fjalët e para të Klopp pas humbjes

Manchester City ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1 në “Etihad”, kështu duke ngushtuar diferencën në garën për titull, në vetëm 4 pikë.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas takimit.

Këto janë fjalët e Klopp:

“Ishte lojë mjaft intenstive, të dyja skuadrat respektonin njëra tjetrën. Ne kemi luajtur lojëra më të mira se kjo. City kishte më shumë momente të kontrollimit të lojës dhe ata janë mësuar ta bëjnë këtë gjë. Ata bënin ndërhyrje dhe bllokime në zonën e tyre të ngushtë dhe kjo nuk ju ndodh atyre shpesh, kështu që ju dhë merita djemve të mi përë këtë gjë” deklaroi Klopp.

Tutje gjermani deklaroj se ka shumë besim te lojtarët e tij dhe se nuk do ta kishte besuar që pas dy ndeshjeve me Manchester Cityn do të kishin 4 pikë më shumë se ata.

“Nëse dikush do më thoshte se pas dy ndeshjeve ndaj tyre ne do të kishim 4 pikë më shumë, une do fusja shumë para për këtë gjë”/IndeksOnline/