13:31 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Vidal si futbollist i Barcelonës

Arturo Vidal ka nënshkruar kontratë me Barcelonën pas transferimit nga Bayern Munchen.

Kiliani ka kaluar me sukses testet mjekësore në klinikën e skuadrës dhe është zyrtarizuar transferimi pas konfirmimit të mjekëve.

Arturo Vidal, nga ana e tij, edhe njëherë e ka treguar veten shumë të lumtur për këtë lëvizje, shkruan indeksonline.

“Unë jam shumë i lumtur që jam në ekipin më të mirë në botë, shpresoj të përfitoj sa më shumë dhe unë do të jap gjithçka nga vetja ime”, tha Vidal.

Vidal ishte pjesë e Bayernit për tri vite ku në 79 paraqitje shënoi 14 gola. /IndeksOnline/