23:32 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Zaev pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese!

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur për herë të parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë.

“Ky është moment historik, i falënderohemi çdo deputeti që morri guximin dhe tejkaloi interesat partiake, për të zgjedhur të ardhmen e vendit. Unë si kryeministër do të mbaj llogari për sigurinë tuaj dhe të familjeve të juaja. Udhëtimi jonë drejtë BE-së dhe NATO-së sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër. Na pret miratimi i amendamenteve. Duhet të fokusohemi në realizimin e reformave. Duhet ta vazhdojmë këtë që e filluam sot dhe kthim pas nuk ka. Jam i bindur që bashkë Maqedoninë do ta shpijmë drejtë një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Ndryshe,  me 80 vota pro dhe 39 kundër, legjislativi maqedonas ka miratuar sonte nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugë Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.