19:18 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Flaka Loxha e argjendtë në Kupën Evropiane në Sarajevë

Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve në Kampionatin Evropian që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë.

Loxha ka pasur gjithsejtë 4 ndeshje, në të cilat 3 fitore dhe 1 humbje.

Flaka në ndeshjën e parë mposhti me Ippon garuesën nga Shqipëria, Amanda Lika.

Në ndeshjën e dytë mposhti me Wazari garuesën nga Kroacia, Dora Bortas.

Në gjysëmfinale nuk i doli përpara për shkaqe politike garuesja Serbe, Marica Perisic.

Flaka në finale u përball me garuesën nga Turqia, Buket Mercan, prej së cilës humbi në vazhdime dhe kështu u stolis me medalje të argjendtë.

Nesër ndeshën Laura Fazliu -63kg dhe Shpati Zekaj -100kg./IndeksOnline/