18:50 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / Gj. Sh

Flaka Loxha fiton medaljen e Bronztë

Xhudistja Kosovare, Flaka Loxha, ka arritur të fitoj medaljen e Bronztë, në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, raporton Indeksonline.

Në luftën për vendin e tretë, Loxha e mposhti xhudisten nga Turqia, Hasret Bozkurt.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare, pasi pak më parë Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë./Indeksonline/