15:37 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Flakë” kreu i Superligës, tri skuadra në garë për kryesimin

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilani është në krye të tabelës me 30 pikë, po aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, shkruan Indeksonline.

Në vendin e tretë është Drita me 27 pikë, derisa Prishtina dhe Llapi kanë nga 24 pikë.

Flamurtari dhe Ferizaj me nga 12 pikë si dhe Vushtrria dhe Dukagjini me 9 dhe 8 pikë janë skuadrat që rrezikojnë rënjën. /IndeksOnline/