08:09 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flamuri i Kosovës në malin më të lartë në Amerikën Veriore, falë Arinetës

Ditë më parë Arineta Mula ka arritur që të ngjisë flamurin e Kosovës në majën Denali e cila është 6 mijë e 194 metra, e që njihet si mali më i lartë në Amerikën Veriore.

Tutje e njëjta tregoi se Denali është maja e gjashtë e perfunduar me sukses në gjashtë kontinente në botë, transmeton Indeksonline.

Pas këtij suksesi Arineta ka theksuar edhe një herë se të gjithë këtë e realizoi për Kosovën, duke falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Postimi i plotë:

7 qershor 2019 me krenari po mbaja flamurin e Kosoves ne majen Denali 6194m

Ngjitja e pare ne malin me te larte ne Ameriken Veriore, udhetimi im i pare ne Amerike!

Per ty Kosove!

Faleminderit per mbeshtetje Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Denali eshte maja e gjashte e perfunduar me sukses ne gjashte kontinente ne bote.

#7summits

Faleminderit Colby Coombs nga Alaska Mountaineering School qe me ndihmoj ne udhetimin e dyte ne Denali sepse leja, paisjet dhe e tere procedura per te nisur kete ngjitje eshte shume strikte.

Mi dha te gjitha paisjet falas dhe me besoj qe mund te ngjitem.

Te mos dorezohesh!

Kalova 21 dite bashk me 7 alpiniste per te ngjitur Denalin, malin me te larte ne Ameriken Veriore, mal i njohur me kushte klimatike me ekstreme ne bote.

Pas 21 ditesh moti na mposhti ekspediten tone por nuk me mposhti mua.

Cka bera pas kesaj?

Me tu kthyer ne Talkeetena pas 1 dite pergaditje isha gati te filloja perseri ngjitjen duke mar parasysh peshen e rende dhe rrugen e gjate qe me duhej ta perseritja nuk e kisha pengese aspak, isha gati.

Me 4 qershor perseri udhetova nga Talkeetna bashk me Austin dhe ngjitem Denalin pa guide me sukes pas 4 dite te renda fizike dhe mentale.

Nuk ka ndodh ndonjehere te perseritet ekspedite ne nje kohe kaq te shpejte dhe me pyten ku po e gjen motivin?!

Duke e ditur qe po perkrahem nga institucionet e vendit nuk mund te kthehesha te ju pa e ngjitur me sukses Denalin sepse e dija qe mund ta realizoj. Motivi im eshte vendi, familja e shoqeria te cilet ne cdo hap jeni me mua.