17:46 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Flamuri kombëtar kthehet në hyrje të Prishtinës (Foto)

Flamuri kombëtar i cili u hoq në hyrje të Prishtinës, është rikthyer prapë, në vendin ku ka qenë më parë.

Sot në mëngjes flamuri kombëtar ishte hequr nga shtiza duke u zëvendësuar me një flamur që simbolizon ‘offside’, në futboll.

Këtë e kishte bërë artisti, Driton Selmani pa lejen e komunës. Ndërsa këtë veprim ai e kishte cilësuar veprës artistike për të shprehur realitetin që përshkruan situatën politike, ekonomike dhe sociale.

Ahmeti lidhur me këtë çështje ka reaguar nga Facebook-u duke thënë se flamuri do të kthehet përsëri.

Më poshtë gjeni foto nga rrethi:

Temat: