22:15 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Flamurtari e zhagiti ndeshjen 19 minuta kundër Feronikelit vetëm në pjesën e dytë!

Një dukuri negative e futbollit kosovar është zhagitja e madhe e lojës. Në pjesën e dytë të ndeshjes Flamurtari – Feronikeli, pati vetëm 20 minuta efektive.

Flamurtari e zhagiti ndeshjen me dhe pa qëllim për 19 minuta, ndërsa Feronikeli 6 minuta, shkruan Indeksonline.

Kjo ndodhi pas ndërprejeve të shpeshta të lojës, sidomos lëndimeve të futbollistëve, që shpesh herë janë vetëm inskenime për të humbur kohë.

Në përgjithësi loja efektive në ndeshjet e Superligës nuk kalon më tepër se 50 minuta. /Indeksonline/