20:21 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Flasin familjarët e 17 vjeçarit, që dyshohet se u vra nga shoku i ngushtë (Video)

Plagët e rënda që mori nga goditja me thikë, ishin të papërballueshme për 17 vjeçarin, Shkëlqim Pllana, i cili vdiq në orët e vonës të ditës së djeshme.

Shkëlqimi ishte një i ri, i cili merrej me futboll e që nuk dihet se pse erdhi deri tek humbja e jetës së tij, transmeton Indeksonline.

Familjes Pllana nga Bakshia i vdiq djali i hasretit, përderisa dyshohet se vdekjen e tij e shkaktoi pikërisht shoku i ngushtë. Më poshtë keni disa pamje nga familja e tij: