20:38 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Flasin Zhdrella, Osmani dhe Rexhepi – a ka pasur zënka pas ndeshjes kundër Drenicës?

Pak momente më parë, Indeksonline raportoi se pas ndeshjes, sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi ka pasur një përplasje me dy futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Sipas informacioneve, Rexhepi ka akuzuar dy lojtarët se e kanë shitur lojën.

Indeksonline kontaktoi me Muhamet Rexhepin për të kuptuar se çka ka ndodhur.

Ai ka mohuar se ka pasur përplasje dhe se nuk ka mundësi që lojtarët e Llapit të shesin lojë.

Të njëjtën përgjigje për Indeksonline ka dhënë edhe futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë lojtarë përplasje me sekretarin Rexhepi.

Llapi sot u mposht nga Drenica në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultat 0:2./Indeksonline/