Flet Albin Tahiri: Jam i lumtur, gara shkoi mirë (Video)
Sportisti i vetëm nga Kosova, Albin Tahiri debutoi sot në dy gara në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang.
Skitari ynë ka përfunduar edhe lëshimin e dytë, në sllallom duke zënë pozitën e 37-të me kohën 2:23:40, +16.88 diferencë, shkruan IndeksOnline.
Tahiri në garën e parë kishte përfunduar në pozitën e 55-të, nga 65 garues me kohë 1:23:84 sekonda.
Pas garës, Tahiri flet për Radio Televizionin e Kosovës.
“Përshëndetje nga Korea e Jugut. Gara e parë ishte në rregull, kisha gabime por në përgjithësi ishte në rregull. Por, kjo e sllallomit ishte shumë e vështirë. Por kur e pash se garuesit tjerë kishin probleme serioze, unë desha që vetëm ta mbaroj garën. Dhe në fund vendi i 36’të nuk është aq keq. Pasnesër kam garën në disiplinën në lëshim, dua vetëm të bëjë më të mirën, dhe më pak gabime besoj se mund të dal shumë mirë. Poashtu edhe në “Super-G”, pres një garë shumë më të mirë se këto, do t’i bëjë disa analiza të gabimeve dhe të jem më i fuqishëm në këtë garë. Kam qenë në shumë gara botërore, por asnjë nuk është si ky. Jam i lumtur që jam këtu, dhe më është realizuar ëndrra ta shoh Kosovën këtu”, ka thënë Tahiri.
Në disiplinë “Sllallom” pozitën e parë e zuri austriaku, Marcel Hirscher, të dytin Alexis Pinturault (Francë) dhe i treti Victor Muffat-Jeandet (Francë)./IndeksOnline/