22:54 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Flet Batatina pas eliminimit: Na mungoi fati

Llapi është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi ka barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen kthyese ndaj Buduçnostit të zhvilluar të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 2-0 në Podgoricë.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina u shpreh i kënaqur me angazhimin e lojtarëve tij, por tha se skuadrës i mungoi fati.

Batatina gjithashtu falënderoi tifozët të cilët ishin në numër të madh, rreth 8 mijë, në stadium.

“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në ‘Fadil Vokrri’. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, tha Batatina për Artmotion pas ndeshjes.