17:35 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Flet kryetari shumë i angazhuar në gjetjen e dy policëve, Rufki Suma

Pas pesë dite kërkimi sot u gjet trupi i pa jetë i policit të stacionit të Kaçanikut, Malsor Dashi.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma  ka konfirmuar gjetjen e trupit në fjalë. Sipas tij, këtë e kanë bërë të gjitha njësitet e shpëtim- kërkimit.

Suma  në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se kërkimet janë duke vazhduar deri në gjetjen e policit të dytë.

“Po është gjetur trupi i policit, Malsor Dashi, aty kanë qenë ekipet në kërkim-shpëtimit, FSK-ja, ekipi i zjarrëfiksave  dhe ekipet tjera që kanë qenë në mbështetje, unë personalisht nuk kam qenë por me rëndësi është gjetur trupi i Malsorit. Kërkimet janë duke vazhduar deri në gjetjen e trupit të policit tjetër”, është shprehur Suma.

Ndërkaq, në komunikatën e FSK-së thuhet se Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.

Kërkimet po vazhdojnë për gjetjen edhe të trupit të Armend Trenës./Indeksonline/