12:06 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesër ditë zie, për nder të dy policëve kosovar! (Dokument)

Komuna e Kaçanikut ka marrë  vendim që nesër të shpallet ditë zie. Vendimi erdhi për shkak të humbjes së jetës së dy përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Këta të fundit, javën e kaluar, në  magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit u përplasen me veturën zyrtare nga 100 metra lartësi tek lumi Lepenc.

“Të  mërkurën ditë zie në gjithë territorin e Kaçanikut. Të gjitha angazhimet institucionale të  parapara për nesër pezullohen”, thuhet në  vendimin e komunës, shkruan Indeksonline

Poashtu, flamujt do të vendosen në gjysmë-shtizë  si dhe do të aplikohen rregullat tjera për shënimin e kësaj dite.

Ndryshe, me kë të vendim janë njoftuar gjitha institucionet publike dhe private.