Flet Lingard pas transferimit në West Ham: Ky është një kapitull i ri për mua!

Mbrëmë skuadra nga Premierliga angleze, West Ham ka prezantuar në radhët e veta ish-sulmuesin e Man United, Jesse Lingard.
Lingard, u transferua te West Hami si formë e huazimit një vjeçar, shkruan IndeksOnline
Pas transferimit ai tha se për të është një kapitull i ri.
“Unë jam i entuziazmuar”, tha Lingard për West Ham TV. “Ky është një kapitull tjetër i ri në jetën time. Asgjë nuk është e garantuar, por unë kam ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin duke sjell përvojën time. Ky është qëllimi kryesor. Unë thjesht dua të shijoj futbollin tim dhe të kthehem duke luajtur përsëri dhe t’i kthej këmbët në fushë”, tha lojtari pasi u bashkua me kubin.
Kujtojmë se te Man Unite, 28 vjeçari ka zhvilluar 210 paraqitje, shënoi 33 gola dhe regjistroi 20 asistime.