22:11 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Flet mamaja që u akuzua se nxori fëmijët në shitje: Ja si qëndron e vërteta (Foto)

Lajmi i ditës së sotme, ku një burrë deklaronte se ish-gruaja e tij e ka tradhtuar dhe tani e kërcënon deri në shitjen e fëmijëve (Këtu).

Burri jetonte në Shqipëri, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët në Greqi.

Sipas zotërisë, ish e shoqja me inicialet E.R. e kishte tradhtuar dhe ai pranon që e ka rrahur kur ka zbuluar se ajo ishte shtatzënë me dashnorin, siç e quan ai.

Ndërsa, pak pasi lajmi u përhap në të gjitha mediat, E.R shkroi për JOQ.al duke mohuar çdo fjalë që ish-burri kishte thënë.

E.R. tha për JOQ:

Unë kam ardhur në Greqi pasi kam marrë urdhër mbrojtës ngaqë ish-burri më ka dhunuar dhe kam qenë në një qendër për dhunën në familje, mund të shikoni edhe fjalët e psikologes. Në Greqi po marr letër si azilkërkuese.

S’jam unë ajo që i ka dërguar ato mesazhe atij, ai ka trilluar çdo gjë.”

E vetmja pikë ku përputhen rrëfimet e dy ish-bashkëshortëve është se burri pohon që e ka dhunuar dhe ish-gruaja pohon që është rrahur prej tij.

Ndërsa burri thotë që nuk e rraha kot, por sepse më tradhtoi, ish-gruaja nuk ka ndonjë argument se pse burri e dhunonte vetëm se ai ishte agresiv.

Gjithçka mbetet një mister…por dokumetet (provat që ka dërguar E.R) janë këto:

 

Temat: