23:34 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Flet njeriu më i përfolur i natës, Vazquez: Benatia më trullosi me goditje

Njeriu më i përfolur i kësaj nate, Lucas Vazques e ka komentuar ndërhyrjen e Benatias ndaj tij.

Sulmuesi spanjoll ka thënë se Benatia ka ndërhyrë fuqishëm në të, sa që e ka trullosur.

“Nuk ka asnjë argument. Benatia më goditi aq fort, sa që më trullosi. Kjo ndeshje duhet të shërbej si mësim për në që mos të relaksohemi në një garë të tillë siç është Liga e Kampionëve” ka thënë Vazquez./Indeksonline/