Flet pas daljes nga burgu: Kalova ditët më të mira në jetë
Muajin e kaluar ka ndodhur diçka jo e zakonshme në futbollin anglez.
Gjatë ndeshjes Aston Villa – Birmingham, mesfushori i Aston Villës Jack Grealish është goditur nga Paul Mitchell.
Tifozi i Birminghamit është dënuar me 14 javë burg, transmeton Indeksonline.
Pasi vuajti 1 muaj burgim, gjykata vendosi që t’ia reduktonte denimin, duke i dhënë 3 muaj burg shtëpiak.
“Tani jam jashtë burgut. Jam liruar të hënën, sigurisht që jam i lumtur që jam jashtë. Ishte muaji më i mirë në jetën time. Nuk ishte lehtë të qëndroja larg familjes por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë” deklaroi Mitchell.
/Indeksonline/
