20:13 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Flet personi që nuk u lejua të udhëtojë nën dyshimin se kishte eksploziv në llaptop (Video)

Mëngjesin e të dielës Kastriot Basha shkoi në Aeroportin e Prishtinës, pasi një ditë më parë nuk arriti të fluturojë për Basel të Zvicrës.

Atë nuk e lejuan policia të hip në aeroplani pasi dyshuan se kishte me vete eksploziv.

Policët i patën dyshimet mjaftë serioze, sa që ftuan edhe njësitin për deminim të Policisë së Kosovës.